Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjolës, ku pre e një dhune barbare ra kuzhinieri i njohur Indrit Çela 39-vjeç, i njohur edhe si miku i Alfio Rrotanit. Çela është rrahur me grushte, shkela e leva hekuri nga disa persona dhe më pas është lënë në rrugë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në kokë dhe fytyrë.
39-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij në momentin që është nxjerrë me dhunë nga 2 persona dhe kanë nisur ta rrahin brutalisht duke e gjuajtur me shkelma dhe leva hekuri ku të munden. Më pas ai është lënë në rrugë i plagosur. Kanë qenë dëshmitarët që panë ngjarjen që ka lajmëruar ambulancën dhe ka ardhur për ta marrë. Çela ishte duke udhëtuar me një Smart me targa AA 062 LR.
Ai është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës për të marr mjekimin e duhur. Megjithatë ajo që e bënë dhe më misterioze këtë ngjarje është se vetë 39-vjeçari ka deklaruar se është aksidentuar nga një makinë që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Dëshmia i tij nuk i ka bindur efektivët të cilët thonë se plagët e marra dhe dëshmitë tregojnë se ai është rrahur barbarisht por edhe provat në vendin e ngjarjes ku në rrugë ka shenja gjaku.