Kryeministri Rama është në bashkëbisedim me pensionistë për paketën e Rezistencës Sociale, indeksimin e pensioneve dhe kompesimin e rritjes së çmimeve të shportës.

Rama: Të gjithë protestuesit e botës sot i kanë dhënë kohë kohës dhe respektojnë viktimat sepse e dinë që vendi i tyre është futur në luftë, pavarësisht se avionët nuk vijnë mbi kokat e tyre dhe efektet e cmimet nuk janë vetëm tek vendet që kanë vënë sanksionet ndaj Rusisë. Në Turqi është rritur çmimi i energjisë, edhe Serbia po njësoj. Problemi më i madh që thonë sot njerëzit që merren me këto punë është, po kur të mungojë fare, kur të bjerë komplet oferta dhe të dalësh në treg e të thojë do blesh kaq se s’ka, po kur të mungojë nafta. Sot është problemi kryesor që të gjesh anijet që vijnë këtu. Të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë siç u bë me pandeminë.