Rusia ka përqendruar sulmet e saj në qytetin port të Mariupol. Së fundmi sipas raportimeve ata kanë shkatërruar një nga objektet e artit, më saktësisht, Muzeun e Artit Arkhip Kuinzhdi. Ky se daton që nga viti 1902.

Lajmin për sulmin dhe shkatërrimin e muzeut e ka konfirmuar Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit nën Ministrinë e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.

“Në Mariupol, pushtuesit shkatërruan Muzeun e Artit Arkhip Kuindzhi, duke goditur ndërtesën e vitit 1902 me një bombë ajrore. Sipas Historisë Lokale, brenda nuk kishte piktura origjinale të Kuindzhit, por veprat e artistëve të tjerë ukrainas, të ekspozuara në muze, u shkatërruan. Ndalu Rusi”, shkroi në njoftimin e tij institucioni ukrainas.