Lufta vijon e ashpër në Ukrainë ku rusët duket se kanë humbur një numër të madh ushtarësh nga fusha e betejës krahas atyre që kanë vdekur sipas NATO-s. Aleanca publikoi sëfundmi shifrat e saj duke theksuar se Rusia ka humbur 40 000 forca nga fusha e betejës në Ukrainë.

Sipas Wall Street Journal, një pjesë e tyre janë vrarë, shumë të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në spital dhe mijëra po ashtu vlerësohet se janë dorëzuar apo kapur rob nga ukrainasit. Në total sipas NATO-s, kjo shifër arrin në 40 000 ushtarë që u mungojnë gjeneralëve në fushën e betejës.

NATO vlerëson se deri më tani Rusia ka humbur 10% të ushtrisë së saj në Ukrainë dhe ushtria ruse do të fillojë të hasë probleme serioze deri në çmontim kur të ketë humbur 30% të forcave në terren.