Dy zyrtarë të lartë amerikanë thanë se Rusia ka filluar të tërheqë disa forca rreth kryeqytetit ukrainas, sipas spikerit të CNN, Jim Sciutto.

Ata thanë se SHBA-të po e shohin këtë si një ndryshim “të madh” strategjik.

Zyrtarët shtuan se kjo po vlerësohet si një veprim afatgjatë, pasi Rusia ka pranuar dështimin e saj për të avancuar në veri.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kishte vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike armiqësitë” rreth Kievit dhe Chernihivit.