Operatori kombëtar hekurudhor i Finlandës këtë të premte ka bërë me dije se do të pezullojë të hënën shërbimet midis Helsinkit dhe Shën Petersburgut në Rusi, duke mbyllur një nga rrugët e fundit të transportit publik drejt Bashkimit Evropian për rusët.

Mediat e huaja shkruajnë se operatori VR ishte urdhëruar nga shteti se nuk ishte më e përshtatshme për të drejtuar shërbimin hekurudhor, “Kështu që ne po pezullojmë trafikun për momentin,” ka thënë kreu i trafikut të pasagjerëve Topi Simola.

Ndërkohë kujtojmë se trenat nga Rusia për në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, kanë qenë plot me rusë që nga pushtimi i Ukrainës. Kufiri midis Finlandës dhe Rusisë mbetet i hapur për kalime me makinë private.