Konflikti në Ukrainë i ka sjellë marrëdhëniet Rusi-SHBA në pikën më kritike, sipas zëvendësministrit të Jashtëm rus Sergei Ryabkov. “Dje, një notë proteste iu dorëzua ambasadorit amerikan, e cila theksonte se ajo që po ndodh i ka vënë këto marrëdhëniet në prag të prishjes”, tha Ryabkov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. ”Për të mbajtur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, SHBA duhet të ndalojë furnizimin me armë në Ukrainë dhe të ndryshonte retorikën e saj”, tha Ryabkov. ”SHBA duhet të ndalojë së lëshuari kërcënime kundër Rusisë”, tha ai.
Në përgjigje të kritikave të presidentit amerikan Joe Biden ndaj udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, Ministria e Jashtme ruse i dorëzoi dje një notë proteste ambasadorit të SHBA në Moskë, John Sullivan. Biden e ka quajtur Putinin një “kriminel lufte”, një “diktator vrasës” dhe një “bandit”.