Britania njoftoi sot se ka sekuestruar superjahtin e parë në ujërat e saj si pjesë e sanksineve ndaj Rusisë. Jahti €50 milionësh i sekuestruar quhet ‘Phi’, por autoritetet nuk identifikuan pronarin duke thënë vetëm se zotërohet nga një biznesmen rus. Ministri i britanik transportit Grant Shapps tha se “individi në fjalë nuk është mes të sanksionuarve por ka lidhje të afërta me presidentin Vladimir Putin”. Britania ka vendosur një seri sanksionesh ndaj Rusisë që prej nisjes së sulmit kundër Ukrainës, me sekuestrime asetesh dhe biznesesh të individëve rusë.
Jahti 60-metra i gjatë Phi u identifikua fillimisht si në pronësi ruse prej fillimit të marsit, sipas autoriteteve, por pronësia e tij sipas tyre po mbahej qëllimisht e fshehtë. Zyrtarët thanë se kompania është e regjistruar në ishujt e Karaibeve, St Kitts e Nevis por mbante një flamur maltez për të fshehur origjinën. Ministria britanike nuk përgjigjej për arsyet se përse nuk emëronte pronarin e jahtit, megjithse disa gazetarë sugjeronin se “nuk ishin të sigurtë kujt i përkiste”.
Por ministri Shapps tha se lëvizja ishte “një paralajmërim i qartë për Putin dhe ndjekësit e tij”. “Për momentin mjeti nuk do të shkojë asgjëkund, kjo sepse njerëzit që kanë përfituar nga regjimi i Putin nuk mund të lundrojnë nëpër Londër apo Britani me anije si kjo”, tha ai.
Mes hetimeve mbi ceshtjen një rrjet njoftonte se barka është ndërtuar nga grupi holandez Royal Huismandescribes, i cili e ka emëruar atë sipas konceptit fizik të “Raportit të Artë” për të treguar përsosmërinë e tij. Jahti ngjyrë blu thuhet se ka një qilar të pafund verërash dhe një pishinë noti me ujë të freskët. Zyrtarët britanikë u ngjitën sot në bordin e Phi në parkun ujor Canary Wharf në Londër, ku jahti kishte marrë pjesë në një ceremoni jahtesh dhe do të largohej përsëri.
SHBA dhe BE kanë sekuestruar gjithashtu superjahte të lidhur me persona të sanksionuar rusë, ndërsa tentojnë të ndalojnë të tjerë që gjenden jashtë kufijve të tyre në zona ekskluzive turistike.