Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim duke u kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitetin që po përjetojnë ukrainasit dhe mos të japin opinione abstrakte.
Ai u shpreh se liderët në botë po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ndërsa theksoi se ai e di tashmë kush e mbështet Ukrainën. Ai tha se kjo është dita e 15-të që gratë dhe burrat e vendit po mbrojnë Ukrainën dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.
“Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë. Rusët duan që ne të gjunjëzohemi. Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë”, u shpreh ai.
Zelensky tha se pas luftës gjithçka do të rindërtohen në Ukrainë në standardet më të larta. “Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”, tha ai.