Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave vizitë zyrtare në Shqipëri
-Mikyriya vlerëson zhvillimin e Doganës ShqiptareSekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikyriya dhe Dashgin Aliyev, Drejtori për Zhvillimin Rajonal për Rajonin e Evropës në WCO zhvilluan një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.
Drejtuesit e lartë të WCO fillimisht u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, i cili pas falënderimeve që i bëri z. Mikyriya, për vlerësimin e kësaj vizite, e njohu atë më arritjet e Administratës Doganore Shqiptare, të cilat janë të prekshme dhe i përgjigjen vizionit për të përballuar sfidat në të ardhmen e afërt.Sipas Gazhelit, përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së, ka bërë që në vitet e fundit ADSH të përmirësojë ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe biznesit. “Tashmë deklarimin on-line është realitet dhe ‘Nënshkrimin Elektronik’, është një element thelbësor që i paraprin procesit të gjerë dhe shumë të rëndësishëm të ‘deklarimit pa letra në doganë’, tha Gazheli, duke theksuar se thjeshtimi i procedurave dhe dokumentacionit për dhënien e lejeve dhe licencave për qytetarët dhe bizneset ka minimizuar kostot që lidhen me burokracinë e strukturave shtetërore, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë kohor”.
Gjatë dy viteve sfiduese për shkak të pandemisë Covid-19, u shpreh Gazheli, Drejtoria e Doganave ka qenë në shërbim 24/7 të biznesit, për të lehtësuar eksportet dhe importet, duke bërë përpjekje maksimale në funksionet e saj të kontrollit, duke siguruar trajtim të barabartë, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme dhe lehtësimin e tregtisë së jashtme. Ndërsa Kreu i OBD, Mikyria, vlerësoi se Dogana Shqiptare ka shënuar progres në vitet e fundit në termat e standardeve ndërkombëtare dhe të BE, në përmirësimin dhe futjen e teknologjive të reja dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore.“Është e rëndësishme ofrimi i shërbimeve bazuar në besimin e biznesit. Prandaj këtë progres kam vërejtur gjatë vizitës sime, ku në ndryshim nga vizita ime 10 vjet më parë, ndjej se ekonomia shqiptare është më shumë premtuese në kushtet e integrimit europian, në kushtet e tërheqjes së njerëzve dhe investimeve, por gjithashtu edhe tërheqjen e turistëve. Unë shoh një potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë, prandaj përmirësimi i vazhdueshëm i institucioneve publike, si Dogana është i rëndësishëm për të mbajtur këtë trend pozitiv dhe premtues”, u shpreh Mikyria.
Gjatë vizitës së tij në vendin tonë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikyria, dhe Dashgin Aliyev, Drejtori për Zhvillimin Rajonal për Rajonin e Evropës në WCO, u pritën edhe nga Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj dhe Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero. Kjo është vizita e dytë që Kreu i Organizatës Botërore të Doganave viziton Shqipërinë.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikyria iu pergjigj edhe pyetjeve per rolin e doganave ne keto kohe te veshtira por edhe per vleresimin e tij per doganen shqiptare.
Në këtë periudhë të vështirë të ekonomisë globale, sa i rëndësishëm është roli i doganave në lehtësimin e tregtisë?
Ne sapo kemi përjetuar pandeminë e COVID 19 dhe në këtë periudhë doganat janë përpjekjet të mbajnë hapur zinxhirët e furnizimit, sidomos sa i përket të mallrave esenciale dhe produkteve mjekësore. Kjo lloj strategjie e zinxhirëve të furnizimit është e rëndësishme dhe ne tani po shohim për elasticitetin e zinxhirëve të furnizimit …, sepse nuk janë vetëm fatkeqësitë natyrore, por edhe fatkeqësi të tjera, si konfliktet, që po ndodhin dhe se si doganat të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e mallrave kryesore. Prandaj roli i doganave është bërë edhe më shumë I rëndësishëm në këtë periudhë të vështirë dhe doganat të mundësojnë që nga njëra anë të lehtësojnë lëvizjen e mallrave dhe të sigurojnë risqe sa më të ulëta, si psh sa I përket medikamenteve. Pra kontrolli i vërtetësisë së mallrave është i rëndësishëm, ashtu si edhe lehtësimi është i rëndësishëm. Në të njëjtën kohë, gjatë COVID 19, u zhvillua shumë E Commerce.
Si e vlerësoni doganën shqiptare?
Dogana shqiptare ka shënuar progres në vitet e fundit. Kjo është vizita ime e dytë. Herën e parë kam vizituar Shqipërinë në vitin 2011. Në termat e standardeve ndërkombëtare është mirë dhe gjithashtu në termat e standardeve të BE dogana shqiptare ka bërë progres.
Gjithashtu, dogana shqiptare ka bërë progres të madh në përmirësimin dhe futjen e teknologjive të reja, ashtu si edhe ka shënuar progres në termat e zhvillimit të burimeve njerëzore. Është e rëndësishme ofrimi i shërbimeve bazuar në besimin e biznesit. Prandaj këtë progres kam vërejtur gjatë vizitës sime.Në ndryshim nga vizita ime 10 vjet më parë, ndjej se ekonomia shqiptare është më shumë premtuese në kushtet e integrimit europian, në kushtet e tërheqjes së njerëzve dhe investimeve, por gjithashtu edhe tërheqjen e turistëve. Kështu, në këtë sens unë shoh një potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Prandaj përmirësimi i vazhdueshëm i institucioneve publike, si Dogana, është i rëndësishëm për të mbajtur këtë trend pozitiv dhe premtues.