Rritja e çmimeve në bursë është reflektuar edhe te çmimi i tregtimit të karburanteve në Serbi ditën e sotme.

Nafta Eurodiezel do të shitet me çmimin 198 dinarë për litër nga ora 15:00 e ditës së sotme deri të premten, më 1 prill, ka konfirmuar Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit.

Kështu, çmimi është rritur me 11 dinarë pasi në shtatë ditët e kaluara Eurodiezel ka qenë 187,23 dinarë për litër.

Çmimet në Serbi përcaktohen nga një mekanizëm i ngritur me Dekretin e Qeverisë së Serbisë për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës që publikon çmimet çdo të premte.https://www.rts.rs/page/stories/ci/story/5/ekonomija/4753399/cene-gorivo-benzin-dizel-.html