Dhoma amerikane e Përfaqësuesve miratoi një projektligj shpenzimesh prej 1,5 trilionë dollarësh, ndërkohë që 13,6 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe ushtarake do të dërgohen në Ukrainë.

Projektligji përfshin më shumë se katër miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën dhe vendet e tjera të Evropës Lindore që të përballen me miliona refugjatë që ikën nga ish-republika sovjetike pas pushtimit rus, dy javë më parë.

Gati shtatë miliardë dollarë të tjerë do të plotësonin transferimin e pajisjeve ushtarake amerikane në Ukrainë dhe aleatët e saj si dhe do të mbulonin dislokimin aktual dhe të ardhshëm të trupave dhe pajisjeve amerikane për të mbrojtur NATO-n në rajon.

Presidenti amerikan Joe Biden ritheksoi se ”nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë”.