Ka njerëz shumë rebelë që nuk ndjekin asnjë rregull, nuk dëgjojnë askënd dhe bëjnë vetëm ç’ka u thotë zemra. Këta njerëz janë gjithashtu shumë spontanë dhe vazhdimisht në kërkim të emocioneve, aq sa është e vështirë t’u mbash ritmin. Për ta, rregullat nuk kanë asnjë vlerë.
Ja cilat janë shenjat e horoskopit që priren të mos i ndjekin kurrë rregullat, pavarësisht të çfarë rëndësie janë.
Binjakët
Ata janë shumë spontanë dhe të paparashikueshëm me veprimet e fjalët e tyre. Ata mund të përkushtohen ndaj pritshmërive të njerëzve të tjerë dhe nuk u intereson shumë se çfarë gabimesh bëjnë apo kur nuk respektojnë rregullat.
Peshqit
Peshqit ndjekin intuitën e tyre, dhe jo rregulla. Ata nuk e vrasin mendjen për pasojat e veprimeve të tyre, për sa kohë ndihen të kënaqur vetë. Edhe pse janë impulsivë, kanë shumë frikë se mos gjenden në situata jo të mira ku qëllimet e tyre mund të keqinterpretohen.
Dashi
Ata kanë një personalitet shumë të zjarrtë dhe janë gjithashtu shumë impulsivë. Dashi bën vetëm atë që do dhe ndjek zemrën e tij. Ata nuk janë e mendojnë dy herë kur bëhet fjalë për të bërë diçka të gabuar.
Shigjetari
Persona të kësaj shenje e duan emocionin dhe aventurën e të bërit gjëra. Ata janë të prirur të thyejnë rregullat dhe të argëtohen gjatë gjithë kohës pasi nuk janë mësuar të ndjekin rrymën si të tjerët. Nëse kanë 2 rrugëzgjidhje ata zgjedhin më të çmendurën.
Ujori
Edhe pse janë introvertë, Ujorët besojnë në veprime dhe ide revolucionare. Ata i thyejnë rregullat kur besojnë në një kauzë, nuk e bëjnë vetëm për t’u dukur. Ata priren të ngrenë krye ndaj padrejtësive politike dhe ekonomike pasi duan të jenë zëri i atyre që nuk mund të ngrihen për veten e tyre.