1.

“Nuk kanë asnjë logo në rrobat e tyre, por materialet janë kaq fantastike, kaq të pastra sa dallojnë me kilometra larg që janë të shtrenjta.”

2.

“Unë punoj në botën e avionëve privatë. Njerëzit që janë në gjendje të mirë financiare bëjnë me qindra foto kur futen në avion. Kurse ata të pasurit prej vërteti thjesht futen menjëherë!”

3.

“Një miku im që shkon gjithmonë në bare ekstremisht të shtrenjta më thotë se ata që vishen me rroba glamoroze, të shtrenjta dhe përgjithësisht me logo, janë në gjendje të mirë financiare. Ata që sheh me xhinse dhe bluzë të thjeshtë, janë pasanikët e vërtetë. Kjo sepse të pasurit prej vërteti nuk i japin rëndësi më shumë seç duhet vendit dhe i duket i zakonshëm për t’u veshur kaq klas.”

4.

“Ata që kanë luksin e spontanitetit. Siç janë duke folur për një vend, presin biletën, bëjnë rezervimin dhe mbaroi historia.”

5.

“Kur s’dinë çmimet e asgjëje në treg.”

6.

“Ata që kanë kohë të lirë për të ndjekur interesat e tyre, për të udhëtuar ose thjesht për të qenë kudo ku duan të jenë. Koha e lirë është luks.”

7.

“E di që duket si detaj jo shumë i rëndësishëm, por njerëzit që përdorin pjata dhe servise fine në përditshmëri janë të pasur. Kam parë njerëz në gjendje mesatare ekonomike me Mustangs, por s’kam parë kurrë njerëz të varfër të hanë me lugë të argjendta.”

8.

“Nëse ti përdor paratë për të blerë kohën dhe jo kohën për të bërë para.”

9.

“Të kesh një shtëpi të dytë apo një varkë luksoze dhe të mos e ndjesh të nevojshme për ta përdorur shpesh.”

10.

“Kur s’e vret mendjen nëse humbet një punë pasi ke gjithë mundësinë e botës të merresh me gjëra që të pëlqejnë.”

11.

“Kur nuk shqetësohesh fare nëse njerëzit mendojnë që je i pasur apo jo. Ti je, çfarë ndryshimi do të bënte?!”