Disa vatra zjarri janë shfaqur pranë centralit bërthamor të Çernobil. Lajmin e bën të ditur parlamenti i Ukrainës. Ukraina njoftoi se ka të ngjarë që zjarret të jenë shkaktuar nga bombardimet dhe tashmë po vijojnë të përhapen në një zonë të kontrolluar nga forcat ruse.

Kjo “po ngre shqetësime se tymi i ndotur nga rrezatimi mund të përhapet”, sipas Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale të Ukrainës. Çernobili ka qenë në duart e Rusisë që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës ndërsa stafi ukrainas në central ka bërë të ditur se kushtet janë të tmerrshme.