15 drejtues mjetesh janë vënë nën pranga ose nën hetim gjatë javës që lamë pas në Tiranë, pasi janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia njofton se janë goditur 2 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjatë javës janë pezulluar 87 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 33 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 39 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë tërhequr 12 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës. Janë bllokuar 16 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
Po ashtu janë vendosur 6323 masa administrative, me një mesatare 903 masa në ditë, konkretisht: – 91 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike; – 76 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie; – 87 për xhama të zinj; – 307 masa për parakalime të gabuara; – 1169 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit; – 525 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit (nga këto 187 pasi pasagjerët në mjet, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit); – 68 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; – 52 masa për shkelje të semaforit; – 69 masa administrative për mungesë siguracioni; – 3879 për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit dhe për shkelje të ndryshme.