Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve, një sulmues për të cilin interesohen klube si Man.City, PSG, Real Madrid por dhe Barcelona. Për këtë arsye, duke parë konkurrencën e madhe, sipas Mundo Deportivo dhe Marca:
Barcelona është e gatshme të bëjë një sakrificë të madhe ekonomike, për të siguruar shërbimet e sulmuesit të B.Dortmund. Gjithnjë sipas mediave spanjolle, kostot e këtij operacioni pritet të shkojnë rreth 250 milionë euro.

Mino Raiola, agjenti i sulmuesit norvegjez, dëshiron që e ardhmja e Haaland të përcaktohet brenda muajit mars. Në këtë pikë, diferencën pritet ta bëjë oferta më e mirë, pasi të gjithë klubet e interesuara i ofrojnë një projekt fitues dhe një rol si protagonist kryesor. Barcelona po lëviz me nxitim, vijon kontaktet e vazhdueshme me Mino Raiolën, për të gjetur një zgjidhe të shpejtë, në mënyrë që të shmang konkurrencën asfiksuese.