Ervin Salianji i shtohet listës së gjatë të deputetëve demokratë që kërkojnë largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës si kryetar të PD. Përmes rrjeteve sociale ai shkruan se basha po përpiqet të manipulojë demokratët duke u përgjëruar që t’i japin edhe një shans. Salianji shprehet se PD s’mund të jetë aset personal.
Postimi i plotë:
Lulzim Basha duhet të ikë! Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit! Ai thote qe “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve!
Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar. Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal! Si përherë me demokratët ✌?