Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po flet sot ne Parlamentin e Kanadasë, ku është pritur me duartrokitje masive. Ai përshkruan ndjenjat e tij dhe të popullit ukrainas gjatë 20 ditëve të fundit të “agresionit në shkallë të plotë” të Rusisë. “Imagjinoni në orën 4 të mëngjesit, secili prej jush, ju filloni të dëgjoni shpërthime bombash, shpërthime të forta, a mund të imagjinoni të dëgjoni ju, fëmijët tuaj, duke dëgjuar shpërthime?”
Ai thotë se raketat e lundrimit po bien mbi vendin tuaj, dhe fëmijët tuaj po pyesin se çfarë ka ndodhur dhe ju shikoni nga lajmet infrastruktura që është vënë në shënjestër dhe se njerëzit kanë vdekur. “Si mund t’u shpjegoni fëmijëve tuaj se agresioni në shkallë të gjerë sapo ka ndodhur në vendin tuaj?”