Beatrix Ramosaj ishte një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP”, kjo për shkak të lidhjes me Donald Veshajn. Këngëtarja bëri bujë dhe me pyetjen “Si thuhet “bukur” në shqip?”, që më pas u meme kudo në rrjet.

Kjo batutë e Beatrixës është parë së fundmi në protestën kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë. Dikush ka shkruar në një pankartë “Si i thuhet në shqip “Ul taksat?”.

Beatrixa ka ripostuar në Instastory foton e një qytetari që mban në duar pankartën dhe e ka shoqëruar me disa emoji.