Dashi: Një mashkull shigjetar. E kush më mirë se një mashkull i kësaj shenje mund t’iu çojë nëpër vende të ndryshme? Ata i adhurojnë udhëtimet dhe të surrizojnë përherë. Fiks ashtu si ju e ëndërroni jetën.
Demi: Një mashkull gaforre. Ai nuk harron kurrë datat e rëndësishme dhe është shumë i ëmbël. E si të mos ëndërroni një partner të tillë?
Binjakët: Një mashkull luan. Edhe pse shpesh nuk e pranoni, ju ëndërroni të keni në krah një mashkull që të kujdeset për veten dhe do të jetë në qendër të vëmendjes.
Gaforrja: Një mashkull dem. Ju i pëlqeni ata nga qëndrueshmëria që kanë dhe dashamirësia. Në fakt ata janë vërtet të mirë.
Luani: Një mashkull bricjap. Ai është ambicioz, i suksesshëm, sharmant, fiks për të rënë në sy ashtu siç ju e dëshironi.
Virgjëresha: Një mashkull peshore. Sipas Dritare.net, meshkujt e kësaj shenje janë nga ata që të plotësojnë dëshirat dhe duan të ruajnë përherë ekuilibrin, jo më kot ju pëlqejnë. Nga ana tjetër me ta keni edhe goxha pika të përbashkëta.
Peshorja: Një mashkull binjak. Ju ëndërroni të jeni në krahët e një mashkulli të kësaj shenjës së binjakëve, por nuk e dinë se sado të mundohen nuk do arrijnë dot t’i ndryshojnë ata. Ajo që ju tërheq është humori dhe dëshira për të bërë përherë gjëra të ndryshme.
Akrepi: Një mashkull ujor. Meshkujt e kësaj shenje kanë besim tek vetja dhe janë më të këndshmit nga të gjithë. Këto janë tiparet që iu tërheqin më tepër.
Shigjetari: Një mashkull akrep. Ju adhuroni të keni në krah një person misterioz dhe që dita ditës të zbuloni gjëra të reja. Ajo që nuk dini është se ata mund të jenë goxha striktë në disa gjëra.
Bricjapi: Një mashkull virgjëreshë. Ju i pëlqeni këta meshkuj sepse ju duken shumë të ngjashëm me veten. Në fakt ata dinë t’i kushtojnë vëmendjen e duhur personit që kanë në krah.
Ujori: Një mashkull dash. Ata bien shumë në sy dhe sigurisht që ju kanë tërhequr përherë vëmendjen. Vendosmëria dhe këmbëngulja i bën më interesantë.
Peshqit: Një mashkull gaforre. Ju doni të keni pranë një person të shenjës së ujit veçanërisht dikë familjar dhe të ndjeshëm. Mashkulli gaforre është ai që keni ëndërruar gjithmonë.