Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot se Përfaqësuesi i lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe zv.President i Komisionit Europian, Josep Borrell dha një mesazh të fuqishëm gjatë vizitës në Tiranë.
Borrell theksoi se integrimi në BE i Shqipërisë është një prioritet dhe e ardhmja e Shqipërisë është në BE.
Ambasadori Soreca falënderon zv.presidentin e KE-së për vizitën në Shqipëri.
“Shumë faleminderit Përfaqësuesit të lartë/ Zv. Presidentit Josep Borrelli për vizitën e rëndësishme në Tiranë. Ju dhatë një mesazh të fuqishëm: Integrimi në BE i Shqipërisë është një prioritet dhe e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. Tani më shumë se kurrë, kur siguria dhe stabiliteti i Evropës janë nën kërcënim”, thekson Soreca.