Ndërsa përgatitet të lërë Shqipërinë për një detyrë të re drejt Brukselit, Ambasadori i BE Luigi Soreca tha në një dalje për mediat tha se reforma në drejtësi, por dhe procesi i integrimit në Shqipëri kanë avancuar. Ai u shpreh I bindur se po largohet nga vendi ynë në prag të çeljes së negociatave, mundësisht në qershor.
“Kur arrita në Shqipëri dhe kur fillova punën time ndoshta e mbani mend që ishte e nevojshme që Shqipëria të përmbushte disa kritere, kërkesa që kishin të bënin me sundimin e ligjit, me luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit. Shqipëria bëri përparimet e duhura në këtë fushë dhe për këtë arsye në 24 Mars të 2020 Këshilli Europian mori vendimin e duhur për Shqipërinë, pra që ishte vendimi për ketë çështje dhe për të gjithë procesin e çeljes së negociatave dhe natyrisht që Shqipëria të bëhej shtet anëtar. Vitin e shkuar në Qershor ishte sërish Këshilli Europian që vendosi që Shqipëria kishte bërë të gjitha hapat e duhur dhe të gjitha këto që nuk kishin ndodhur në vitin 2018. Ishte pikërisht vizita e përfaqësuesit të lartë të BE dhe gjatë asaj vizite ai theksoi faktin ishte shumë e rëndësishme çelja e negociatave me Shqipërinë, i gjithë rajoni është shum i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë dhe kjo për arsye të kërcënimit që na vjen nga gjithçka që ka ndodhur në Ukrainë. Unë jam besimplotë që po largohem nga Shqipëria në prag të çeljes së negociatave mundësisht në Qershor. Reforma në drejtësi ka patur progres në një mënyrë të atillë sa tashmë ne flasim për konsolidimin e institucioneve të drejtësisë. Unë e njoh gjyqësorin, kjo dhe për shkak të punës sime të mëparshme dhe këto gjëra kërkojnë kohë. Gjërat po ecin kemi institucione të drejtësisë, puna tashmë po bëhet procesi i vetingut do vazhdojë dhe vetëm 2 ditë më parë kemi patur emërimin e gjyqtarit tjetër në gjykatën kushtetuese. Gjërat po ecin, nuk janë si më pare”, u shpreh Soreca.