Stadiumi i atletikës në Moldavi është kthyer në një vend strehim për refugjatët ukrainas pas sulmeve ruse në Ukrainë.

Rreth 600 refugjatë janë vendosur në këtë stadium. Ata tregojnë se u deshëm rreth pesë ditë për të mbërritur në kufirin me Moldavinë, ndërsa treguan se kur ata po largoheshin shtëpitë e tyre në Kharkiv u goditën nga granatimet e shumta.

Ndërkohë më shumë se 200, 000 njerëz mendohet se kanë kaluar në Moldavi që nga fillimi i konfliktit, ndërkohë që shumë të tjerë vazhdojnë të lëvizin drejt Rumanisë për t’u strehuar .

Moldavia ka pasur përqindjen më të lartë të refugjatëve ukrainas për frymë.

Ndërkaq në qendrën e atletikës , fëmijët vrapojnë rreth pistës, ndërsa Ukraina ndodhet përballë sulmeve ruse.