Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën se Rusia është duke bërë “pretendime absurde për laboratorët biologjikë dhe armët kimike” në Ukrainë. “Kjo është një tjetër gënjeshtër”, ka thënë ai, duke kujtuar se Rusia pati deklaruar fillimisht se nuk planifikon të pushtojë Ukrainën. “Ne jemi të shqetësuar se Moska mund të nisë operacion që mund të përfshijë armë kimike, dhe më pas t’ia hedhë fajin dikujt tjetër”, ka thënë Stoltenberg.

Sipas tij, përdorimi i këtyre armëve është absolutisht i “papranueshëm”. Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë se është e shqetësuar për këtë çështje dhe ka thënë se shtetet duhet të vëzhgojnë Rusinë rreth mundësisë së kryerjes së ndonjë sulmi të tillë.