Rusia po përdor teknika dhe manovra të egra kundër civilëve ukrainas, thotë sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin.
“Forcat ruse po vazhdojnë të shënojnë fitore në jug të ukraines dhe kjo vjen si pasojë e teknikës brutale dhe të egër me të cilën kanë shenjëstruar civilët ukrainas”, u shpreh zyrtari amerikan gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov në Sofje,
Ai deklaroi se shpreson që Rusia të zgjedhë një rrugë tjetër, jo atë të luftës. Trupat rusë kanë bërë përparim në jug të Ukrainës duke përdorur taktika “të shkëputura nga libri i lojërave të Sirisë”, tha për CNN të premten në mbrëmje Mason Clark, analisti kryesor rus në Institutin për Studimin e Luftës.