Detaje nga sulmi ajror rus që vrau 22 njerëz – duke përfshirë tre fëmijë – në qytetin ukrainas të Sumy. Guvernatori rajonal i Sumy, Dmytro Zhyvytskyi thotë se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke e përshkruar incidentin si “vrasje masive”.
Ai i thotë BBC Ukrainian: “Tre bomba në një mbrëmje… Ishte një natë e tmerrshme.” Nëntë persona në një shtëpi u vranë. Gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht.
Rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga Sumy, pasi Rusia ra dakord të ndalonte bombardimet e saj ndaj qytetit duke lejuar hapjen e një korridori humanitar.