Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit është thirrur nga Shqipëria dhe pesë vende të tjera anëtare, pas sulmit të Rusisë në termocentralin e Zaporizhzhia-s dhe rrethimit e mësymjes në ambientet e tij.

Sipas një postimi në Twitter nga faqja zyrtare e delegacionit shqiptar në OKB, takimi është thirrur për në orën 11:30 me atë lokale të New York-ut.

Pesë vendet e tjera që kanë njoftuar thirrjen e takimit, janë: Franca, Irlanda, Norvegjia, Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Diskutimi kryesor do të përqendrohet tek situata në Ukrainë e veçanërisht tek ajo çfarë po ndodh në termocentral.

Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, pritet po ashtu të mbajë një fjalë gjashtë mbledhjes së jashtëzakonshme.