Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar sot në favor të rezolutës që dënon pushtimin rus në Ukrainë dhe i bën thirrje asaj që menjëherë të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina.
Mes 141 votave për paqen në Ukrainë, në tabelën e rezultatit shihet se pro rezolutës ka votuar edhe Serbia, duke iu bashkuar vendeve që dënojnë agresionin rus.
Vota pro e Serbisë ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare, teksa Julian Borger, redaktor i lajmeve ndërkombëtare në The Guardian shkruan se kjo është “një votë e rëndësishme nga një vend zakonisht miqësor me Moskën”.
Serbia is voting for the UNGA resolution deploring the Russian invasion of Ukraine and calling for an immediate withdrawal. An important vote from a country usually friendly with Moscow. #UNGA #Ukraine
— Julian Borger (@julianborger) March 2, 2022