Kryeminstri Edi Rama ishte sot në një takim me të rinjtë e Lushnjes ku ndërtoi paralelen midis gjendjes normale që ndodhen shqiptarët sot dhe ukrainasit. Me këtë kryeministri vë theksin se nuk duhet marrë si e mirëqenë liria dhe demokracia.
Rama tha se: “Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për atë çka kemi, sepse ajo që kemi nuk është pak, është diçka që shumë kanë luftuar e martirizuar, që është e drejta e votës, një gjë kaq e madhe saqë njerzit sot marrin armët për të luftuar.”
Më tej kryeministri u ndal tek arsyet pse Eriselda Sefa është zgjedhja e duhur për Lushnjen: “Në datë 6 në Lushnje ka disa kandidatë, nuk i njoh kandidatët e tjerë dhe nuk do flas për ta, por fakti se kanë marr përsipër të përfaqësojnë bravën dhe bishtin e varres, i skualifikon, përkundër Eriseldës, e cila nuk është e rënë nga qielli, është një vajzë e ardhur nga kjo tokë, në një rrugëtim që e ka nisur shumë vitë më parë dhë ka hedhur hapat, duke pasur ambicien dhe durimin, dhe pa qene vajza e dikujt me një emër të famshëm, por hap pas hapi, shkallë pas shkalle. Në kaq kohë ka treguar se di ti respektojë njerëzit të këtij komuniteti, e cila nuk i ndan njerëzit në miq dhe kundërshtarë, por i vlerëson të gjithë si qytetarë të këtij qyteti.”