Kriza e cila ka përfshirë vendin dhe të gjithë botën në kuadër të kursimit të naftës e marta e 22 marsit që është dhe një ditë pushimi zyrtar do të jetë pa makina.

Kryeministri Edi Rama 3 ditë më parë paralajmëroi se në kuadër të kursimit të naftës do të riktheheshin ditët pa makina.

Këtë të hënë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë me dije se e marta si ditë pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tirane, ku qytetarët do të duhet të kyçin makinat e tyre dhe të lëvizin në këmbë.

“E di që fëmijët mezi e presin një ditë pa makina, ndaj nesër e martë 22 Mars, si dite pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tirane duke iu bashkuar nismës së @AlbGov për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm”, ka bërë me dije kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.