Gjatë mbrëmjes nuk ka patur reshje dëbore në gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se pavarësisht se nuk ka patur reshje dëbore drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në zonat malore për shkak të temperaturave -10°C. “Gjatë natës nuk ka pasur reshje në të gjithë vendin. Temperaturat kanë qenë në vlera negative, deri në -10°C në zonat malore. Është punuar me shpërndarjen e kripës në rrugë për të evituar ngricat”, informon ARRSH.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje e sidomos gjatë natës për shkak të ngricave. “Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.