Java ka nisur sot me ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe vranësirat do të jenë shumë pak prezente, kryesisht në orët e pasdite. Megjithëse vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat malore, Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja bën të ditur se nuk pritet të ketë reshje.

Java ka nisur e ftohtë, mëngjesi i sotëm ka shënuar -1, -2 gradë Celsius në zonat malore, maksimalet pritet të shkojnë deri në 14 gradë Celsius.

Më pas, nga nesër e deri në fund të javës do të ketë rritje të lehtë dhe graduale të vlerave termike.

“Kjo do të bëjë që nga mesi i javës dhe deri në fund t’iu kthehemi temperaturave tipike të pranverës ku termometri do të ngjitet deri në 20 gradë Celsius. Pra mund të themi më në fund se pranvera po vjen.”