Lilian Thuram komentoi momentin që po kalon Lionel Messi, ish-shoku i tij i Barcelonës në kryeqytetin francez: “Unë mendoj se Barcelona është shtëpia e vërtetë e Messit.
Ai ka luajtur atje për shumë vite, që kur ishte fëmijë. Po të isha në vendin e tij do ta kisha shumë të vështirë që të largohesha, të ndryshoja ekip”.
Lidhur me vërshëllimat që ka marrë ylli argjentinas në “Parc des Princes”, ish-mbrojtësi francez shton: “Kur luan për Barcelonën dhe je Lionel Messi, të gjithë janë me ty.
Në Paris është ndryshe. Skuadra humbi ndaj Real Madridit dhe tifozët kontestuan Messin gjatë ndeshjes së radhës. Unë mendoj se nuk vepruan si duhet. Tifozët nuk duhet të mos e respektojnë Lionel Messin, ju nuk mund ta shani një futbollist si ai.
Nëse e doni futbollin, nuk mund ta kritikoni. Nëse e vërshëlleni atë, nuk merrni vesh nga futbolli”.