Pas mbërritjes së Sali Berishës dhe anëtarëve të të ashtëquajturit Komision u Rithemelimit, në selinë blu kanë nisur bisedimet të cilat raportohet se kanë qenë mjaft të tensionuara.

Pjese e bisedimeve krah Bardhit dhe Alibeajt është edhe Arbi Agalliu të cilët po përballen me argumentet e Sali Berishës i cili ka kërkuar nisjen e negociatave.

Burime për “TemA”, bëjnë me dije se Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të partisë ka qenë i prerë me Berishën ku i ka thënë se ai është i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çdo tentativë për t’u rikthyer në krye të PD-së do të ishte i pamundur.

Alibeaj i ka kujtuar Berishës gjestin e Bashës për t’u larguar duke i kërkuar që të ndjekë të njëjtën rrugë për t’i lënë vendin bashkimit të demokratëve.

“Ne duam të bashkohet Partia Demokratike, andaj mos e përça bazën. Nëse e do bashkimin, atëherë ndalo procesin e njëanshëm në terren. Basha iku, largohu edhe ti. Kështu vazhdohet puna për bashkimin. Në këtë formë që e kërkoni ju nuk ka bashkim. Nwse do ta marrësh godinen merre. Por ka ende një çështje në gjykim dhe nuk të sugjerojmë të bësh diçka të paligjshme”, mësohet të ketë thënë Alibeaj i cili në cilësinë e kryetarit nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij.

Gjithashtu, edhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi ka kërkuar largimin e Berishës duke i thënë se me “non grata” nuk mund të shkohet drejt fitores.

Nga ana e tij, Berisha tha se çështja e tij “non grata” është ende në gjykim.