TikTok ka njoftuar ditën e sotme se pezullon disa funksione të tij në Rusi. Në kuadër të ligjit të ri të lajmeve të rreme në Rusi, TikTok pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin e videove.

Gjithashtu, momentalisht nuk do të preket shërbimi i mesazheve brenda aplikacionit.

“Në dritën e ligjit të ri të “lajmeve të rreme” të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin tonë video, ndërkohë që ne shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji”, shkroi kompania me anë të një njoftimi në Tëitter.

Po ashtu, kompaniabëri me dije se do të vazhdojë të vlerësojë zhvillimin e ngjarjeve në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojë plotësisht shërbimet me sigurinë si përparësinë e tyre kryesore.