Shqipëria po diskuton mundësinë e anulimin e lehtësive për lëvizjen e diplomatëve zyrtarëve apo biznesmenëve rusë. Kjo masë prej ata persona të futur në listat e zeza si përgjegjës për pushtimin e Ukrainës.

Lajmin e njoftoi ministrja e punëve të jashtme Olta Xhaçka gjatë një takimi me diplomatët e huaj në vendin tonë.

Olta Xhacka ministre për evropën dhe punët e jashtme: Është vendosur ndalimi i hyrjes në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërsa në lidhje me politikën tonë të vizave ndaj Rusisë po shqyrtojmë anulimin e të gjitha marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve rusë dhe biznesmenët. Ne i jemi bashkuar gjithashtu sanksioneve ekonomike të BE-së që përfshijnë masa kufizuese në financa, energji, transport dhe teknologji.Dje, ne gjithashtu u rreshtuam dhe filluam miratimin e legjislacionit për zbatimin e vendimit të Këshillit për masat e mëtejshme kufizuese në lidhje me financat dhe aviacionin. Më tej, dje Shqipëria iu bashkua masave kufizuese që synojnë Bjellorusinë për rolin e saj në këtë luftë. Së fundmi, Shqipëria nuk do të marrë pjesë më në asnjë aktivitet sportiv me të cilin përballet Federata Ruse derisa të përfundojë pushtimi i Ukrainës.

Ministrja tha se Shqipëria do të mbajë të njëjtin qëndrim me bashkimin europain dhe shtetet e bashkuara përsa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. ajo shtoi se vendimet e sanksioneve do të miratohen të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.

“Aktualisht jemi duke plotësuar bazën ligjore për zbatimin e këtyre masave që do të kalojnë nesër në Këshillin e Ministrave”, tha ajo.