Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni” dhe Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Compensation”.
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i shfrytëzimit për prostitucion.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Compensation”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
– E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”;
– Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.