Një tjetër komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë nga trupat ukrainase, gjatë luftimeve pranë qytetit Kharkiv, sipas Shërbimit të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë.
Sipas një deklarate të ministrisë ukrainase, Vitaly Gerasimov ishte një gjeneral-major, shef i shtabit dhe zëvendëskomandant i parë i Ushtrisë së 41 të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë.
Inteligjenca Ukrainase thotë se Gerasimov mori pjesë në luftën e dytë çeçene dhe në operacionin ushtarak rus në Siri, si dhe kishte marrë medalje “për kthimin e Krimesë”.
Zyrtarët ukrainas postuan në “Twitter” një fotografi, duke thënë se ishte pikërisht gjeneral Gerasimov, duke shkruar me shkronja të kuqe në fund “Likuiduar”.