Në një intervistë të gjatë për “The Guardian”, mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, foli për sezonin e kuqezinjve mes largimit nga Champions League në fazën e grupeve dhe luftës për titullin në Serie A:
Mendoj se në futboll ka cikle. Ishte ai i Real Madridit, Barcelonës, Bayern Munich dhe më pas i skuadrave angleze. Nuk mendoj se ka një lidhje specifike mes futbollit italian dhe pamundësisë për të dalë mirë në Champions League.
Sa na përket neve, te Milani ka shumë lojtarë që shijuan përvojën e tyre të parë në këtë turne. Pastaj nuk kemi pasur një grup të lehtë në Champions.
Tomori vazhdon të diskutojë për Serie A: Jemi në një pozicion të mirë, por po mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Shpresojmë që në fund të festojmë dhe Pioli të na lërë të pushojmë pak.