Zbardhet dëshmia e kryedemokratit Lulzim Basha para prokurorëve belgë pak javë më parë në ambientet e SPAK, në lidhje me dosjen “Toyota Auris”.
Pyetjes se ku e ka gjetur informacionin për 3.4 milion euro, kryedemokrati i është përgjigjur se e ka marrë nga qytetarët. Sipas Bashës informacioni ka mbërritur nëpërmjet një letre denoncuese.
“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështjeje, një ndër të cilat është edhe informacioni për shumën e konsiderueshme të parave te sekuestruara në portin e Durrësit qershorin e 2018”, është shprehur Basha përpara hetuesve belgë.
Më tej Basha është pyetur nëse ka një protokoll për mënyrën e marrjes së denconcimeve, ndërsa ai është përgjigjur se nuk ka një gjë të tillë.
Kujtojmë se hetuesit belgë u larguan disa ditë më parë nga vendi ynë, të cilët janë duke kryer hetime lidhur me çështjen e ashtuquajtur “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 mln euro. Hetuesit belgë përveç dëshmisë së kryedemokratit morën dëshmitë edhe të mbi 7 persobave të tjerë të cilit kishin dijeni për këtë ngjarje.