Vladimir Putin ka nisur një gjueti shtrigash në rrethin e tij të brendshëm dhe është bërë i kujdesshëm ndaj aleatëve të ngushtë pasi SHBA dhe Britania depërtuan në planet e tijj ushtarake. Presidenti rus po kërkon ‘fajtorë’ pas ngecjes së pushtimit në Ukrainë dhe thuhet se është e sigurt që SHBA-ja dhe Britania kanë qenë të në dijeni për taktikat ushtarake të Moskës. Burimet thanë se rrjedhjet e informacionit, të cilat i janë përcjellë Kievit nga Londra dhe Uashingtoni, janë cilësuar si shkaku pse gjeneralët më të lartë dhe forcat elitare të Rusisë janë shënjestruar në mënyrë kaq efektive në Ukrainë.
Ndër ata që ngjallin dyshime është aleati i ngushtë i Putinit, Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili është përgjegjës për operacionin e përgjakshëm ushtarak në Ukrainë, i cili besohet se ka çuar në vdekjen e më shumë se 10,000 trupave dhe vdekjen masive të civilëve.Tradhëti ndaj Putin? Cilët janë zyrtarët e lartë rusë që po japin informacione amerikanëve Daljet e tij publike janë kufizuar ndjeshëm javën e kaluar, ndërsa vajza e tij e vogël Ksenia, 31 vjeçe, u pa duke pozuar me ngjyrat ukrainase blu dhe të verdhë.
Burimet thonë se Putini ka shpërfillur privatisht aleatin e vjetër Alexander Bortnikov, kreu i shërbimit të sigurimit të FSB-së, dhe ka filluar të largohet edhe nga Valery Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm rus. Bortnikov është folur si një lider i qëndrueshëm nëse Putini bie në një grusht shteti. Një objektiv tjetër i Putinit është Igor Kostyukov, Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili mund të përballet me largimin e menjëhershëm si pjesë e një spastrimi më të gjerë.
Më herët përpara pushtimit, ai poshtëroi publikisht shefin e inteligjencës së jashtme të SVR, Sergej Naryshkin. Por Putini raportohet se është më i shqetësuar për humbjet e pajisjeve ushtarake – për të cilat ai ka fajësuar Gerasimov – sesa për viktimat në fushën e betejës.
Një numër prej 50,000 ushtarësh të rënë do të ishte “asgjë në krahasim me qëllimet që do të arrihen pas fitores”, thuhet t’u ketë thënë ai komandantëve të tij. Disa besojnë se ai po planifikon për një marrëveshje që do ta shesë si një “dorëzim” ukrainas dhe një “paradë fitoreje” në Moskë në fillim të majit. “Ai është inkandeshent që inteligjenca e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe duket se i dinë lëvizjet e ardhshme të ushtrisë ruse gjatë gjithë kohës, duke filluar me parashikimin e pushtimit përpara se të ishte gati ta pranonte atë”, tha një burim.
Humbja e më shumë se një duzinë gjeneralësh shihet si e lidhur me këto rrjedhje në kohë reale të lëvizjeve të operacionit të tij ushtarak. Eksperti rus i sigurisë Andrei Soldatov tha se kundërzbulimi ushtarak po heton një departament të shërbimit të sigurisë FSB. “Kjo mund të nënkuptojë se, më në fund, njerëzit në Moskë filluan të pyesin veten pse inteligjenca amerikane ishte kaq e saktë,” tha ai për Neë Yorker. “Kundërzbulimi ushtarak ka të bëjë kryesisht me gjuetinë e nishanit, duke identifikuar burimet e rrjedhjeve.
“Pra, duket se tani Putini po zemërohet, jo vetëm me inteligjencën dhe performancën e keqe në Ukrainë, por edhe për burimet e inteligjencës amerikane për pushtimin, dhe pse informacionet e inteligjencës amerikane ishin kaq të sakta para pushtimit dhe pse amerikanët dinin shumë gjëra për atë që do të vinte.’