Ish-presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar së fundmi se personaliteti i tij e mbajti SHBA-në jashtë luftës gjatë katër viteve të tij në detyrë. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një tubim në Karolinën e Jugut.
“Unë isha i vetmi president në gati katër dekada që nuk e futi Amerikën në ndonjë konflikt të ri”.
Ish-presidenti tha se SHBA duhet të eliminojë varësinë nga energjia ruse, duke shtuar se ai ka frikë se konflikti mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.
“Nëse mendoni se Putini do të ndalojë, do të bëhet gjithnjë e më keq“, i tha ai turmës.