Mes individëve të shënjestruar është Galina Danilchenko, e cila u emërua nga rusët si kryetare e bashkisë së Melitopolit në juglindje të Ukrainës, shkruan BBC

Kjo është hera e parë që një individ sanksionohet nga Mbretëria e Bashkuar për bashkëpunim me forcat ruse. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson sanksionoi grupin e mercenarve Wagner – i njohur si ushtria private e Putinit.

Gjashtë banka, përfshirë Alfa Bank, bashkëthemeluesit e së cilës përfshijnë oligarkë të sanksionuar më pare janë përfshirë në listën e Britanisë.

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar më shumë se 1000 individë dhe biznese që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.