Një foto e postuar nga këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj me vajzën e saj Ajkën ka ngritur dyshime te ndjekësit se ajo mund të jetë shtatzënë. Por, artistja ka vendosur tu japë fund gjithë aludimeve dhe ka sqaruar si qëndron e vërteta. Këngëtarja është kontaktuar nga “Prive” në lidhje me tashethemet që qarkulluan në rrjet se ajo është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo u shpreh se lajmi nuk është i vërtetë, megjithatë ajo dhe aktori i humorit Bes Kallaku kanë plane për një fëmijë tjetër.
“Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose një motër është në…
Këngëtarja është kontaktuar nga “Prive” në lidhje me tashethemet që qarkulluan në rrjet se ajo është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo u shpreh se lajmi nuk është i vërtetë, megjithatë ajo dhe aktori i humorit Bes Kallaku kanë plane për një fëmijë tjetër.
“Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose nëj motër është në plane, por ky nuk qenka moment”, tha ajo.
Prej disa ditësh, Xhensila ndodhet me pushime në SHBA me bashkëshortin e saj, aktorin Bes Kallaku, dhe vajzën e tyre Ajkën. Ata duket se po kënaqen pafund, madje kanë përfituar edhe nga rrezet e diellit për të shijuar edhe detin. Xhensila publikoi në Instagram disa foto ku mes të tjerash në njërën prej tyre dukej e shtrirë në det bashkë me Ajkën e cila është duke i shikuar barkun.
Këto poza sollën shumë komente nga ndjekësit të cilën shkruajtën se ajo është në pritje të ëmbël.
Vlen të theksohet se gjatë vitit që lamë pas Xhensila është përfolur disa herë se është në pritje të ëmbël.
Edhe në muajin dhjetor një foto e saj dhe Ajkës u bë shkak që të aludohej se Xhensila është shtatzënë. Në këtë foto dora e këngëtares qëndronte mbi barkun e saj teksa Ajka e shihte. Kjo ngriti shumë dyshime pasi ky pozicion zakonisht përdoret nga gratë shtatzëna në foto. Por, rezultoi të ishte thjesht një pozë e rastësishme.