Një raund i katërt i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës të hënën do të fokusohet në arritjen e paqes, armëpushimit, tërheqjes së menjëhershme të të gjitha trupave dhe garancive të sigurisë, shkroi në Twitter këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak.
“Negociata të vështira. Edhe pse Rusia është e vetëdijshme për kotësinë e veprimeve të saj agresive, ajo është nën iluzionin se 19 ditët e dhunës kundër qyteteve paqësore janë strategjia e duhur”, vazhdoi Podolyak.
Negociatat pritet të zhvillohen virtualisht.
Si Kievi ashtu edhe Moska kanë shprehur optimizëm të kujdesshëm ditën e kaluar për rrjedhën e bisedimeve të paqes midis dy vendeve, edhe pse sulmet ruse ndaj Ukrainës po intensifikohen.