Forcat speciale ukrainase kapën një pajisje ushtarake anti-ajrore ruse me vlerë rreth 15 milionë dollarë, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Në një mesazh në Twitter, ministria e quajti sistemin e mbrojtjes ajrore Pantsir-CI “një tjetër trofe “special” i marrë nga ushtria ruse.

Një foto tregon gjithashtu një ushtar me pajisje luftarake dhe duke mbajtur një pushkë – por fytyrën e kishte të mbuluar – duke pozuar para grupit të frikshëm të armëve të montuara në kamion në atë që duket të jetë skaji i një fushe.

Të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u mburr se mbrojtësit e vendit “kanë arritur të rimbushin arsenalin e tyre për shkak të pajisjeve të shumta që morën në fushën e betejës. Ne do ta mundim armikun me armët e tij”.

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, DC, sistemet Pantsir janë të pajisura me deri në dymbëdhjetë raketa dhe dy topa që i lejojnë ata të synojnë katër aeroplanë në të njëjtën kohë.

Javën e kaluar, u shfaq një video e një tjetër Pantsir-C1 që digjet në një fushë pranë qytetit ukrainas të Bashtanka, ku fermerët vendas thuhet se i vunë flakën.