Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e Chuhuiv, sipas një deklaratë të zyrtarëve ukrainas. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kievit kishin rimarrë kontrollin e qytetit pas pushtimit nga forcat ruse, shkruan BBC

Zyrtarët ukrainas pohuan gjithashtu se dy komandantë rusë janë vranë gjatë betejës për qytetin.

Chuhuiv ndodhet rreth 23 milje larg nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë nën bombardimet e forcave ruse për më shumë se një javë.