Zëvendës-kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se sot është rënë dakort për një armëpushim 12-orësh me Rusinë për të lejuar civilët të evakuohen përmes korridoreve humanitare.
Armëpushimi do të nisë nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 sipas kohës lokale.
Vereshchuk ka bërë me dije se kryeministri Denys Shmygal ka pranuar rrugët e propozuara nga Rusia për koridore humanitare dhe se për këtë do të bisedojë edhe me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
“I bëj thirrje Federatës Ruse: ju keni bërë një angazhim zyrtar publik”, tha ajo.
Sipas saj, korridoret humaniatare me anë të të cilëve do të lëvizin ukrainasit janë: —
- Energodar-Zaporizhia
- Sumy-Poltava
- Mariupol-Zaporizhia
- Volnovakha-Pokrovsk
- Izium-Lozova
- Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev