Në prag të bisedimeve të mëtejshme midis Ukrainës dhe Rusisë, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas thotë se ata nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë “integritetin e tyre territorial”. Ndërkohë që luftimet në terren vazhdojnë, raportohet se Forcat ukrainase kanë marrë përsëri kontrollin e plotë të qytetit të Irpin, disa milje larg Kievit. Kryebashkiaku Oleksandr Markushyn tha se Irpin ishte “çliruar” dhe se ushtarët rusë po iu bëhej thirrje të dorëzoheshin.

Qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol, nga ana tjetër është në prag të një katastrofe humanitare dhe duhet të evakuohet plotësisht, tha kryebashkiaku i tij. Vadym Boichenko tha se rreth 160,000 civilë ishin të bllokuar në qytet pa energji elektrike. 26 autobusë po prisnin për të evakuuar civilët, por forcat ruse nuk kishin rënë dakord t’u siguronin atyre një kalim të sigurt, tha ai

Kievi thotë se nuk sheh shenja në terren se Rusia ka hequr dorë nga një plan për të rrethuar kryeqytetin ukrainas, ata thanë se kanë pezulluar të gjitha operacionet e evakuimit pasi kanë bindjen se rusët mund ti sulmojnë në ndërkohë. Ndërkohë një zyrtar i lartë amerikan tha se Forcat ruse aktualisht qëndrojnë të palëvizur në pozicion në disa pjesë të Ukrainës.

Nuk ka pasur “asnjë ndryshim” në situatën në Mariupol, Chernihiv, Mykolaiv ose Kharkiv, tha zyrtari.Ai tha se forcat ruse kanë kryer më shumë se 1,370  lëshime raketash në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.